Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me Kryetarin e Komunës së Besianës, Shpejtim Bulliqi, kanë vizituar pikën kufitare në Merdare, në prag të fluksit të shtuar të bashkatdhetarëve që vijnë në Kosovë.
Gjatë vizitës, Sveçla u informua nga menaxhmenti policor për ngritjen dhe mobilizimin e plotë të kapaciteteve në këtë pikë kufitare, me qëllim të përballimit sa më efikas të ardhjes së mërgatës. Ai dhe Bulliqi takuan edhe bashkatdhetarë që sapo kishin hyrë në Kosovë.
Ministri në detyrë theksoi se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara për një pritje dinjitoze të mërgatës dhe për lehtësimin maksimal të qarkullimit kufitar, duke garantuar shërbime sa më të shpejta dhe efikase për qytetarët.
Sveçla viziton pikën kufitare në Merdare, thekson mobilizimin për pritjen e mërgatës