Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Arrestohet çifti në Lipjan për moskujdesje ndaj djalit të tyre

    Avdyli i përgjigjet Gërvallës: Dorëheqja s’më pengon të jem pjesë e grupit të VV-së në Kuvend

    Gërvalla reagon për fotografinë e Thaçit në mbeturina: Fushata të lodhta dhe pa kreativitet

    Nesër vihet gurthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

    Dogana ndalon syze dielli “Gucci, “Porsche” dhe “Miu Miu”

    Dëshmi të reja për ‘Sarajevo Safari’: Si përzgjidheshin “klientët”, fëmijët si objektiva, si funksiononte rrjeti

    Lufta në Iran, Kallas: S’është konflikt i Europës, të ruhet qetësia

    Behrami ‘konfliktohet’ me BE-në pasi kjo e fundit e kritikoi PDK-në

    Haxhiu takon shefen e Këshillit të Evropës, temë diskutimi integrimi evropian

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Synon t’i marrë ‘timonin’ Scholzit! Kush është kandidati për kancelar i CDU-së?

18 Shkurt 2025, 9:08
në Botë
Synon t’i marrë ‘timonin’ Scholzit! Kush është kandidati për kancelar i CDU-së?
Share on FacebookShare on Twitter

Konservator dhe përkrahës i politikave liberale në ekonomi, Friedrich Merz synon t’i marrë timonin Scholzit.

Kryetari i partisë konservatore gjermane Unioni Kristian-Demokratik (CDU) Friedrich Merz, dëshiron të bëhet kancelar i Gjermanisë.Friedrich Merz,  i cili në Parlamentin Gjerman, Bundestag, është kryetar i grupit parlamentar të Unionit, u kthye në Bundestag në vitin 2021 pas një ndërprerjeje dymbëdhjetëvjeçare. Tani, si kandidat për kancelar i partive simotra, CDU dhe CSU, ai synon të pasojë Olaf Scholz.

Nëse ia del, në momentin e marrjes së detyrës, 69-vjeçari do të ishte kancelari më i moshuar që nga Konrad Adenauer. Ky i fundit ishte 73 vjeç kur u bë kancelar i Gjermanisë në vitin 1949.

Dy jetët politike të Friedrich Merz

Merz ka pasur dy jetë politike: një përpara politikanes së CDU-së nga Gjermania Lindore, Angela Merkel, dhe një tjetër pas saj. Kur Merkel u vu në krye të grupit parlamentar të Unionit në vitin 2002 dhe më pas, në vitin 2005, u bë kancelare, Merz, i cili ishte dukshëm më konservator, u tërhoq dhe qëndroi larg politikës për vite me radhë.

Friedrich Merz donte të bëhej kancelar që në vitin 2002. Por atëherë, grupi konservator, CDU/CSU, vendosi të emëronte si kandidat politikanin bavarez të Unionit Kristian-Social (CSU), Edmund Stoiber. Stoiber garoi dhe humbi kundrejt kancelarit të mëpasshëm socialdemokrat, Gerhard Schröder. Merz u largua nga politika dhe nisi të punonte si jurist. Në vitin 2009, ai nuk kandidoi më për Bundestagun.

Humbi betejën me Angela Merkel dhe u kthye pas largimit të saj

Ai është nga një krahinë malore e pasur e Vestfalisë, Sauerland – në perëndim të Gjermanisë – është katolik dhe jurist, ashtu si babai i tij. Deri më sot, jeton jo shumë larg nga vendlindja. Në moshën 33-vjeçare, në vitin 1989, u zgjodh deputet i CDU-së në Parlamentin Europian. Pesë vjet më vonë, kaloi në Bundestag. Atëherë u dallua shpejt si orator i mirë dhe i mprehtë. Ajo që thoshte në grupin parlamentar kishte peshë.

Pasi u largua nga politika, ai bëri karrierë në ekonominë e lirë. Nga viti 2005 deri në vitin 2021, ishte pjesë e një zyre ndërkombëtare avokatie dhe mori poste të larta në bordet mbikëqyrëse dhe administrative. Nga viti 2016 deri në vitin 2020, ka qenë kryetar i bordit mbikëqyrës të degës gjermane të agjencisë më të madhe në botë për menaxhim pasurish, BlackRock. Merz drejton si pilot një avion privat.

Pas largimit të parakohshëm të paralajmëruar të Merkelit nga politika, në vitin 2021, Merz u kthye dhe gradualisht u ngjit në karrierë. Në përpjekjen e tij të tretë, CDU-ja e zgjodhi kryetar partie në vitin 2022. Atë e paraprinte një reputacion si përfaqësues i politikave ekonomike liberale të krahut konservator të CDU-së.

“Probleme me të huajt” dhe “pashallarët e vegjël”

Merz votoi kundër liberalizimit të ligjit të abortit dhe kundër diagnostikimit paraimplantues në vitet 1990 në Bundestag. Kur parlamenti, në vitin 1997, kriminalizoi përdhunimin brenda martesës si çdo përdhunim tjetër, Merz nuk e mbështeti këtë masë në atë formë.

Deputeti i CDU-së është shprehur gjithmonë pro përdorimit të energjisë bërthamore. Është nxitës i politikave më liberale ekonomike dhe reduktimit të burokracisë. Gati 25 vite më parë, ka kritikuar politikat gjermane të migracionit, ka thënë se kemi “probleme me të huajt” dhe ka ngulmuar për një “kulturë prijëse”.

Shumë nga këto, ai i ka rikthyer në një kontekst të ndryshuar politik dhe shoqëror. Në fillim të vitit 2023, ai ka kritikuar mungesën e integrimit në Gjermani. “Ka njerëz që nuk kanë ç’kërkojnë në Gjermani që i tolerojmë prej kohësh duke mos i deportuar dhe pastaj habitemi kur ndodhin ekscese të tilla.” Ai ka shtuar se baballarët u mohojnë mësuesve dhe sidomos mësueseve çdo autoritet mbi fëmijët e tyre, që sillen sikur të ishin “pashallarë të vegjël”.

Unioni më konservator

Deklarata të tilla nuk kundërshtohen më nga udhëheqja e CDU-së dhe grupit parlamentar të Unionit. Pas përfundimit të viteve Merkel, shumë nga shokët e saj politikë, që mbështesnin një kurs më progresiv, u larguan. Merz ka siguruar që grupi parlamentar i Bundestagut, siç thotë ai, të hyjë sërish në kursin e tij në pjesët kryesore të politikës gjermane. Ai thotë: “Kam nisur, shtyrë dhe përfunduar këtë proces paralelisht edhe në CDU me programin e ri të parimeve.” Përfundimi i tij: “Tani jemi sërish në kursin e duhur.”

Merz përfaqëson një Union që është bërë dukshëm më konservator.  Ngjashëm me 20 vite më parë, ai tani po shikon mundësinë e kthimit te energjia bërthamore dhe synon të kufizojë politikat e migracionit. Epoka e Scholzit me “koalicionin tripartiak të qendrës së majtë”, sipas tij, i takon së kaluarës. “Koalicioni që nga mbrëmë është histori, ai nuk dështoi vetëm për shkak të liberalëve, por dështoi nga mungesa e përbashkët e bazës për një aleancë qeverisëse që në fillim.”

Merz dëshiron tani të zëvendësojë Scholzin dhe qeverinë e tij minoritare. Me cilët partnerë koalicioni do ta bëjë këtë mbetet ende e hapur./DW

Etiketat: CDUFriedrich MerzOlaf Scholz
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Weber: Qeveria e re e Merz të ndërmarrë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

10 muaj më parë
Merz nga Tirana: Synimi im, bashkëpunimi i ngushtë mes të gjitha shteteve të pranishme në Samit

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani: Çfarë porosie kishte Merz në Tiranë për BE-në

10 muaj më parë
Merz nga Tirana: Synimi im, bashkëpunimi i ngushtë mes të gjitha shteteve të pranishme në Samit

Merz nga Tirana: Synimi im, bashkëpunimi i ngushtë mes të gjitha shteteve të pranishme në Samit

10 muaj më parë
Merz mesazh të fortë Rusisë: Kufijtë e Evropës nuk ndryshohen me armë, vizita jonë në Kiev nuk duhet të nënvlerësohet

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH