Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog është takuar me kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në X, Szunyog njoftoi se në këta takim ëhstë folur për reformën në drejtësi.
Ai tha se reforma duhet të bëhet sipas standardeve evropiane.
“Pata një diskutim konstruktiv me Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku. U theksua rëndësia e reformave në drejtësi në përputhje me standardet evropiane dhe ritheksoi se pavarësia dhe llogaridhënia e sistemit prokurorial është një gur themeli i shtetit të së drejtës”, shkroi ai.


























