Ambasadori i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, me anë të një postimi në platformën X uroi Gresa Caka – Nimanin për rizgjedhjen në mandatin e dytë si Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, transmeton KosovaPost.
Szunyog e cilësoi gardian të pazëvendësueshëm Gjykatën Kushtetuese.
“Gjykata Kushtetuese është një gardian i pazëvendësueshëm i kushtetutshmërisë së Kosovës”, shkroi mes tjerash ai.