Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri duke folur në kuvend për senancën në këto orë të vona, tha se kjo nuk ka asnjë logjikë.
Madje ai shtroi pyetjen se “a ia ka mësy dikush Kosovës”, duke shtuar se një gjë e tillë nuk ka arsyeshmëri.
Unë bashkë me kolegun tim, Pal Lekaj, po vijmë prej Novosellës të Gjakovës, pyetja e parë është a ia ka mësyrë dikush Kosovës, a Rusia, a Kina a, çka jenu duke bërë. Iu lutem, kjo nuk ka asnjë arsyeshmëri, a jeni duke e ditur se çka jeni duke bërë, qysh more seancë të jashtëzakonshme në pikë të natës, pa kurrfarë arsye, po nuk ka as Kina, as Rusia, as luftë nuk ka, të sigurt jeni, mos u tutni, apet mbledheni, apet mund t’i bëni 62 deputetë a sa i keni”, u shpreh ai.
Tahiri gjithashtu tha se seanca në këto orë, sipas tij është një kontrabandim i ligjeve.
Po kjo nuk ka asnjë logjikë, e vetmja arsye pse jemi sonte këtu bashkë me Palin është sinqerisht me u thënë se kjo nuk ka asnjë logjikë, asnjë argument, është kontrabandim i ligjeve, shmangie me procedurë të shpejtë pa kurrëfarë mundësie. Ne nuk ishim këtu, ne e bëm një veprim politik. Sinqerisht këtë porosi deshtëm me e jep edhe me u thënë se kjo nuk ka asnjë kuptim, është një kontrabantim dhe një puq parlamentar si shumicë, po përfundoi, kaq e keni”, u shpreh tutje ai.