Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur konferencë për media.
Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se një ndër dështimet e kësaj qeverie është plani legjislativ.
“Si Grup Parlamentar e kemi thirrur këtë konferencë ku do shpërfaqim një ndër dështimet spektakulare të kësaj qeverie në planin legjislativ. Ky dokument është letërnjoftimi i dështimit të kësaj qeverie. Kjo qeveri po fshihet kinse ka pengesa në plan-programin e vet. Programi i kësaj qeverie është dështimi e premtimet në programin “Krejt dhe drejt”, dhe i ka shkelur në zbatim. Asgjë nuk është bërë as për skemën pensionale, për familje në nevojë, as ligjin për sigurime shëndetësore. Premtimet e tyre kanë qenë mashtrime”, tha ai