Kandidati i VLEN-it për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, ka deklaruar se nëse dëshirohet që të funksionojë shteti, atëherë është e patjetërsueshme, transparenca dhe inkluziviteti.
Sipas tij, për shtetin është mirë që një herë të ketë president nga etnitë e tjera, edhe pse thotë, realisht ende nuk janë pjekur kushtet që njerëzit të votojnë për person dhe jo për parti.
Taravari theksoi se ka gjasa reale në raundin e dytë dhe shpreson në përkrahje jo vetëm të votuesve shqiptarë por edhe të bashkësive tjera etnike.


























