Pas ndeshjes mes Bournemouth dhe Chelsea, që përfundoi me fitoren 0-1 të Blues, arbitri Anthony Taylor u kërcënua me vdekje në rrjetet sociale, për shkak se nxorri 16 kartona të verdhë, një rekord i të gjitha kohërave në Premier League.
Një valë e vërtetë urrejtjeje shpërtheu, në orët në vijim pas ndeshjes, ndaj arbitrit anglez: “Duhet ta vrasim”, “Do të gjej familjen tënde” dhe sërish “Ta bëjmë lapidar”. Këto janë disa nga komentet më të egra drejtuar Taylor.
Nga këtu ka ardhur edhe vendimi i Premier League, që vendosi të mos e caktojë atë si arbitër ndeshjesh për dy raundet e ardhshme të kampionatit. Në fakt, me rastin e Southampton-Ipswich dhe Brighton-Nottingham Forest, eksperti anglez do të luajë rolin e arbitrit të katërt.s.net.