Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

    Fetoshi: Gjuriq reprizon “viktimizimin” në Këshillin e Sigurimit

    Konjufca në OKB: Çelësi për paqe dhe stabilitet në Ballkan, njohja e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha shtetet e BE-së dhe NATO-s

    Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimit me SHBA-në

    Kurti takon presidenten e BERZh-it, diskutojnë për bashkëpunimin në energji dhe në infrastrukturë

    SHBA po punon drejt një “armëpushimi të qëndrueshëm dhe efektiv” me Iranin

    Konjufca: Ukshin Hoti me kurrizin drejt na mësoi e frymëzoi se si duhet atdheu

    Ligji për të Huajt, Konjufca: S’është diskriminues, synon përmirësimin e shërbimeve publike

    Hovenier: Serbia i ka bërë kërkesë zyrtare Kosovës për ndihmë juridike për Radoiçiqin

    Përfaqësuesja e Danimarkës në OKB: Serbia t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit e sulmit në Banjskë  

    Kurti në takim me Yvette Cooper.: Mbretëria e Bashkuar, partner strategjik i Kosovës

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Të huajt na tregojnë kush jemi ne! Dy popuj apo një mashtrim i moçëm?

21 Prill 2025, 12:05
në KOSOVË
Të huajt na tregojnë kush jemi ne! Dy popuj apo një mashtrim i moçëm?
Share on FacebookShare on Twitter

NGA: GËZIM MEKULI, NJOHËS I SHKENCAVE TË MEDIAVE DHE RETORIKËS

Nga këndvështrimi i filozofisë postkoloniale të Edward Said, është tejet shqetësuese kur zëra nga jashtë, shpesh të pozicionuar në privilegjin akademik e politik, marrin përsipër të definojnë identitetin e popujve të tjerë, veçanërisht atyre të vegjël, që historikisht janë përballur me pushtime, gjenocide, kolonializëm, shfarosje kulturore e gjuhësore dhe me përpjekje të vazhdueshme për t’u përçarë. 

Historiani austriak Oliver Schmitt, në një deklaratë të fundit në një podcast politik, ngre një tezë rrezikshme, propaganduese dhe të rreme: se ekzistojnë “shqiptarë” dhe “kosovarë” si identitete të ndara dhe të ndryshme. Kjo nuk është vetëm një pasaktësi historike; është një akt i imponimit epistemik (që do të thotë kur një grup më i fuqishëm politikisht, ekonomikisht apo akademikisht, i imponon një grupi tjetër mënyrën e vet të të menduarit, kuptuarit apo të interpretuarit të botës) mbi një popull që e ka dëshmuar veten përmes sakrificës, gjakut, gjuhës, dhe një kulture të përbashkët që i ka qëndruar kohës, dhunës dhe përçarjeve të jashtme.

Identiteti shqiptar është një dhe i pandashëm

S’pari, është e domosdoshme të theksohet se shqiptarët, qoftë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës apo diasporë, janë një popull me një identitet të përbashkët, të rrënjosur në histori, gjuhë, zakone, kod moral e ligjor (Kanuni), dhe një memorie kolektive që i kapërcen kufijtë artificialë të vendosur me dhunë dhe me imponime.

ptare në ish-Jugosllavi. Që nga Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene, që filloi me zhvendosje të dhunshme të shqiptarëve dhe kolonizimin e territoreve etnike shqiptare nga sllavët, e deri te aparati shtypës i Jugosllavisë së Titos, shqiptarët u përballën me ndarje administrative, me ndalimin e flamurit, gjuhës dhe shkollimit në shqip, me përpjekje për t’i etiketuar si “turq”, “kosovarë”, “myslimanë” si identitete të veçanta nga shqiptaria.

Në fakt, edhe regjimi i Millosheviqit i quante shqiptarët në Kosovë si “Šiptari”, një term racist e përçmues, ndërsa shqiptarët në Shqipëri si “Albanci”. Kjo nuk ishte gjë tjetër veçse një strategji për të mohuar unitetin kombëtar shqiptar dhe për të legjitimuar trajtimin e tyre si të huaj në tokën e vet.

Për më tepër, edhe pas luftës së Kosovës, nën administrimin e UNMIK-ut, vazhduan përpjekjet për të kultivuar një “identitet të ri kosovar”, të shkëputur nga rrënjët e tij shqiptare. Kjo është një formë e sofistikuar e neokolonializmit kulturor, ku fuqitë ndërkombëtare përpiqen të dizajnojnë identitete sipas interesave të tyre gjeopolitike, duke u hequr popujve të drejtën e vetëpërcaktimit historik dhe kulturor.

Realiteti historik dhe kulturor nuk ndryshohet nga kufijtë e imponuar me zor

Nuk mund të fshihet fakti se shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë kanë kaluar përvoja të ndryshme politike gjatë shekullit të 20-të. Por këto përvoja nuk kanë krijuar dy popuj, kanë prodhuar vetëm variacione të përkohshme në stilin e jetesës dhe administrimit. Në thelb, gjuha është e njëjtë, kodi kulturor është i njëjtë, ndjenja kombëtare është e njëjtë, dhe mbi të gjitha, aspirata për bashkim kulturor, shpirtëror dhe politik është një nga dëshirat më të mëdha të të dyja palëve.

Ne (shqiptarët) e dimë kush jemi, nuk kemi nevojë për interpretime të jashtme

Edward Said, në veprën e tij “Orientalizmi”, paralajmëronte se si Perëndimi shpesh e shikon Lindjen (dhe popujt më të vegjël) si objekte për interpretim, jo si subjekte që flasin për veten. Schmitt bie pikërisht në këtë kurthë: ai flet për shqiptarët si një eksperiment shoqëror, si një laborator identitetesh. Por shqiptarët nuk janë një projekt eksperimental për të ushqyer karrierat e akademikëve. Ata janë një popull me histori mijëvjeçare, me gjuhën më të vjetër në Ballkan dhe një nga kombet më të vjetër në Evropë. Ne e dimë kush jemi, dhe nuk kemi nevojë që dikush tjetër, në këtë rast Schmitt, të na përkufizojë.

Koha e propagandës së moçme përçarëse ka përfunduar

Çdo tentativë për të ndarë shqiptarët në “shqiptarë” dhe “kosovarë” është një përpjekje për të mohuar unitetin kombëtar shqiptar, një unitet që i ka mbijetuar perandorive, luftrave, diktaturave dhe genocidit kulturor.

Sot, në shekullin XXI, është koha të refuzojmë me forcë çdo retorikë përçarëse, sado e maskuar të jetë ajo pas një titulli akademik apo një mikrofon podcasti. Është koha të ndërtojmë bashkësinë shqiptare në të gjitha anët e globit mbi bazën e gjuhës së përbashkët, historisë së përbashkët dhe një kulture që s’ka njohur ndarje, veç bashkim.

Nëse duam një Ballkan të qetë, të barabartë e pa përplasje, nuk e ndërtojmë atë duke ndarë popujt që janë tashmë të bashkuar në vetëdijen e tyre. Përkundrazi, ne duhet ta pranojmë realitetin: një komb, një gjuhë, një kulturë; shqiptarët, kudo që janë.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

4 orë më parë
Fetoshi: Gjuriq reprizon “viktimizimin” në Këshillin e Sigurimit

Fetoshi: Gjuriq reprizon “viktimizimin” në Këshillin e Sigurimit

4 orë më parë
Konjufca në OKB: Çelësi për paqe dhe stabilitet në Ballkan, njohja e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha shtetet e BE-së dhe NATO-s

Konjufca në OKB: Çelësi për paqe dhe stabilitet në Ballkan, njohja e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha shtetet e BE-së dhe NATO-s

4 orë më parë
Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimit me SHBA-në

Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimit me SHBA-në

5 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH