Të paktën 27 civilë tani mendohet se kanë vdekur pasi Rusia lëshoi 122 raketa dhe dhjetëra dronë kundër objektivave ukrainase.
Të paktën 144 persona u plagosën dhe një numër i panjohur mbetën nën rrënoja gjatë sulmit rreth 18 orësh, thanë zyrtarët ukrainas, raporton SKynews, transmeton kk.
Një maternitet, blloqe apartamentesh dhe shkolla ishin ndër ndërtesat e raportuara të dëmtuara në të gjithë Ukrainën.
Forcat ajrore ukrainase përgjuan shumicën e raketave balistike e të lundrimit dhe dronëve të tipit Shahed gjatë natës, tha shefi ushtarak i Ukrainës, Valerii Zaluzhnyi.