Pas disa të shtënave me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë, policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe konfiskuar 91 copë gëzhoja.
Sipas policisë njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.
“Fsh. Zjaq, Mitrovicë 20.03.2024-11:45. Pas disa të shtënave me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë, policia në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 91 copë gëzhoja. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është liruar, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës