Persona të panjohur dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy burra në Mitrovicë të Jugut.
Sipas policisë, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri, ku janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja dhe një predhë.
“Është raportuar se persona të panjohur i kanë sulmuar fizikisht dy ankuesit meshkuj kosovarë dhe më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja dhe një predhë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.