Në Bube të Zubin Potokut është raportuar një rast i kalimit të paautorizuar të kufirit nga një kamionetë.
“Njësitet policore kanë ndaluar dy të dyshuar kosovar nën dyshimin se me kamionetën e tyre me targa vendore kanë hyrë kundërligjshëm në territorin e RKS-së”, njofton policia.
Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe sekuestruar dy radiolidhje dhe një thikë xhepi.
“Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, vazhdon njoftimi.