Policia e Kosovës, njofton se në Pejë ka ndodhur një rast i rënd i tentim vrasjes.
Policia bën të ditur se, një person ka tentuar ta godas një tjetër me veturë e më pas nga vetura edhe ka shtënë dy herë me armë në drejtim të viktimës.
‘‘VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË, Pejë / 17.12.2024 – 16:03. Është raportuar se viktima mashkull kosovar fillimisht është tentuar të goditet me veturë nga i dyshuari mashkull kosovar, dhe më pas nga vetura i dyshuari ka shtënë dy herë me pistoletë në drejtim të viktimës mirëpo nuk e ka qëlluar. Pas kryerjes së veprës i dyshuari është larguar me veturë nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe si dëshmi materiale i është konfiskuar arma dhe automjeti që dyshohet se janë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajte”, thuhet në raportin e policisë.