Policia bën të ditur se dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se e kanë sulmuar një person tjetër me thikë në Skenderaj.
Sipas policisë viktima është dërguar në QKUK, ndërsa njëri nga të dyshuarit është liruar e tjetri është dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale që kishin pasur me viktimën mashkull kosovar, dyshohet se e kishin sulmuar fizikisht atë duke e goditur me thikë. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i dytë është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.