Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Oda Amerikane: Konferenca e Investitorëve Amerikanë sjell në Prishtinë investitorë dhe liderë globalë

    Oda Amerikane: Konferenca e Investitorëve Amerikanë sjell në Prishtinë investitorë dhe liderë globalë

    KEDS reagon pas akuzave se njëhsorët e rrymës bëjnë matje të pasaktë të harxhimeve të qytetarëve

    Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën

    AAK-së “i ikë” kandidati për kryetar të Lipjanit

    AAK-ja dënon ekspozitën e Gashit: Përpjekje për shtrembërim të së vërtetës historike

    27 vjet pas lu*ftës, shumica e kr*iminelëve serbë vazhdojnë të jenë të lirë

    27 vjet pas lu*ftës, shumica e kr*iminelëve serbë vazhdojnë të jenë të lirë

    Pas largimit të Oravit, BE-ja me u.d në Kosovë/ Kush është Eva Palatova

    Pas largimit të Oravit, BE-ja me u.d në Kosovë/ Kush është Eva Palatova

    Kurti përkujton m@sakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura…

    Kurti përkujton m@sakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura…

    OBSh-ja realizon dërgesën e parë të ndihmës mjekësore në Gaza që nga marsi

    “Tr@gjedi e re”, OBSH: Nëntë mjekë janë vr@rë në Liban, të ndalen su*lmet ndaj stafit mjekësor

    Kurti arrin në Francë, pritet nga Macron në Pallatin Elysee

    “Narrativa të fabrikuara” – Islami reagon ndaj pretendimeve të Vuçiqit për vizitën e Kurtit në Paris

    Kandiq kërkon të largohet ekspozita e Shkëlzen Gashit: Shqetësuese si u përpoq të na e hedh fajin neve

    Kandiq kërkon të largohet ekspozita e Shkëlzen Gashit: Shqetësuese si u përpoq të na e hedh fajin neve

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

​Tetë sipërmarrëse që e ndryshuan mënyrën se si sot bëhet biznes

08 Mars 2025, 19:40
në Ekonomi
​Tetë sipërmarrëse që e ndryshuan mënyrën se si sot bëhet biznes
Share on FacebookShare on Twitter

Që në vitet e hershme gratë kanë pasur aftësinë për të bërë diçka vetë, e këtë duke e filluar që nga zeroja. Kjo ka qenë diçka më e vështirë se sa tani, sepse atëbotë gratë përballeshin me paragjykime të ndryshme, duke i lënë kështu pa të drejta dhe përkrahje.

Edhe sot të bërit biznes është një gjë e vështirë, pa dallim gjinie, e sidomos kur fitimet e tij arrijnë shifra milionëshe, por janë disa gra që ja kanë dalë mbanë, madje edhe para 200 vitesh. Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas sjellim historitë e 8 grave, që në 8 fusha të ndryshme kanë arritur t’i prekin majat, duke u bërë ballë gjithë paragjykimeve të kohës.

Elizabeth Arden

Në një kohë kur ishte shumë e rrallë që gratë të vendosnin grim, e aq më pak të bënin biznes, kanadezja Arden hapi spa-në e parë në “Fifth Avenue”, në New York, që në vitin 1910. Ajo punësoi kimistë për të krijuar produkte për kujdes ndaj lëkurës. Në vitin 1922, kompania e saj u bë e para e njohur globalisht, ndërsa në vitin 1946, ajo ishte gruaja a e parë që doli në kopertinën e revistës “Time”, një gjë që deri atëherë nuk kishte ndodhur. Deri në fund të jetës së saj, Elizabeth Arden kishte më shumë se 100 sallone në gjithë botën.

Carrie Crawford Smith

Carrie Crawford Smith, ishte një grua afro-amerikane, e cila hapi një agjenci punësimi, në mënyrë që t’i ndihmonte të gjenin punë një numër i madh i migrantëve, të cilët po zhvendoseshin nga jugu në veri. Biznesi i saj ju ndihmoi edhe të bardhëve, por sidomos u përqendrua në migrantët me ngjyrë. Kjo agjenci e Smith, ishte më shumë se sa vetëm biznes: ajo e pa atë si një mundësi për ta promovuar përparimin dhe dinjitetin racor.

Cheung Yan

Në vitin 2006, me një pasuri personale prej 3.4 miliardë dollarë, Yan u rendit si gruaja më e pasur në botë, por që gjithçka e ndërtoi vetë. Cheung Yan e krijoi kompaninë e saj për reciklim të letrës në vitin 1985 në Hong Kong. Pas një periudhe sa qëndroi në ShBA, duke mbledhur letra të përdorura, ajo u kthye përsëri në Kinë dhe filloi me “Nine Dragons Paper”, në të cilën është kryetare bashkë me bashkëshortin e saj. Kjo kompani tashmë konsiderohet si sipërmarrja më e madhe në botë për reciklim të letrës, e që ka një staf prej 18 mijë të punësuarish më kohë të plotë.

Bethlehem Tilahun Alemu

Alemu e filloi biznesin e saj, pasi i pa shokët dhe fqinjët e saj në fshatin Zenabwork të Etiopisë, duke u përpjekur për të jetuar. Pas kësaj, ajo mendoi që t’i fuste në funksion aftësitë e tyre artizanale, për të krijuar një brend këpucësh, bazuar në një mënyrë tradicionale të riciklimit të gomave. Kompani e saj “SoleRebels”, tashmë prodhon sandale, shapka, këpucë dhe çizme të lidhura, të gjitha këto të bëra nga materialet vendase, si fibrat bimore, gomat e ricikluara, apo pambuku organik. Kjo kompani është kompania më e njohur afrikane për këpucë që shet në 30 shtete të ndryshme të botës.

Oprah Winfrey

Oprah Winfrey ka pozitë si ekzekutiv i medias, aktore dhe filantrope miliardere. Ajo është e njohur më së shumti si drejtuese e programit të saj, jashtëzakonisht të popullarizuar; “The Oprah Winfrey Show”, i cili u transmetua për 25 sezone, nga 1986 në 2011. Në 2011, Winfrey filloi rrjetin e saj televiziv, “Rrjeti Oprah Winfrey” (OWN).

Sipas revistës Forbes, Winfrey ishte personi afrikano-amerikan më i pasur i shekullit të 20-të dhe i vetmi person që është miliarder me ngjyrë për tre vjet me radhë. Revista Life e përshëndeti atë si gruan më me ndikim të brezit të saj. Në Shtator të 2002-tës, Winfrey u emërua marrësja e parë e çmimit “Academy of Television Arts & Sciences Bob Hope Humanitarian”. Në 2005-tën “Business Week” e emëroi Winfrey-n si “filantropin më të madh me ngjyrë në historinë Amerikane”. Organizata e saj për bamirësi grumbulloi më shumë se 50 milion dollarë për programe bamirësie, përfshirë arsimin e vajzave në Afrikën e Jugut dhe lehtësimin e viktimave të Uraganit Katrina.

Margaret Rudkin

Rudkin filloi të bëntë miell gruri të bluar në mulli nga guri për djalin e saj, i cili vuante nga astma dhe alergjitë e ushqimit, në fermën e familjes në Coonecticut. Shpejt, mjeku i djalit, filloi t’i këshillonte edhe pacinetët e tjerë që të ushqeheshin me bukën e saj. Kështu që, burri i Rudkin i transportonte bukët në dyqanet e ushqimeve me pakicë. Duke qenë se buka e saj u bë e njohur, kah fundi i vitit 1939 ajo shiti më shumë se një million bukë dhe produkte për Reader’s Digest. Në vitin 1940, e kaloi biznesin e saj nga garazha në fabrikën personale, duke shtuar këtu edhe biskota në listën e pordukteve, një dekadë më vonë. Ajo ia shiti biznesin e saj “Campbell Soup” për 28 milionë dollar në vitin 1961, duke u bërë kështu gruaja e parë që shërbeu në bordin e drejtorëve të kësaj kompanie.

Lydia Pinkham

Në vitin 1875 Lydia Estes Pinkham nga Massachusetts i shndërroi ilaçet bimore që i përgatiti në shtëpi në një biznes të madh, duke i reklamuar produktete e saj te gratë dhe duke i edukuar ato rreth shëndetit. “Pinkham’s Vegetable Compund” u bë njëra ndër më të njohurat për ilaçe në shekullin e 19. Pinkham u vlerësua si zë i fuqishëm për shëndetin e grave, në një kohë kur nevojat shëndetësore të tyre nuk njiheshin nga komuniteti mjekësor. “Cooper Laboratories”, e bleu kompaninë në vitin 1968, pilulat dhe lëngjet mjekësore janë ende të stampuara me emrin e Pinkahm te disa farmaci.

Eliza Lucas Pinvkney

Ajo është e njohur si agrokulturalistja e parë për futjen e ngjyrës blu të indigos në Amerikën Veriore. Sa ishte në shkollë në Londër Eliza e zbuloi dashurinë e saj për botanikën. Sa ishte ende e re familja e saj migroi në Shtete të Bashkuara, atje babai bleu tri plantacione. Pasi u rrit dhe e kuptoi se industria e tekstilit në rritje po krijonte nevojë për ngjyra të reja, Pinckey filloi të prodhonte ngjyrën e kaltër me një cilësi shumë të lartë. Kështu, ajo vazhdoi të prodhonte materiale cilësore me këtë ngjyrë, duke u bërë kështu e dyta në eksport. Ajo u bë gruaja e parë e pranuar në “South Carolina Business Hall of Fame” më 1989, rtv21.

Etiketat: Bethlehem Tilahun AlemuCheung Yansipërmarrëse
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Ska lajme
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH