Rreth orës 20:00 në fshatin Grabovc të Zveçanit ka ndodhur një vetaksident i një autoblinde të Policisë së Kosovës.
Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.
Ai ka thënë se në mjetin e blinduar ishin disa zyrtarë policorë.
“Ka të lënduar por gjendja e tyre është stabile (sipas mjekëve).Të lënduarit janë në Spitalin Rajonal Mitrovica së Jugut”, ka thënë Elshani.
Nderkaq, tetë zyrtarë policorë janë pranuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës pas vetaksidentit që pësuan sot.
Nita Mustafa-Hakaj, zëdhënëse për media e Spitalit të Mitrovicës, tha se deri tani janë duke u kryer ekzaminimet e para.
“Janë duke u bërë ekzaminimet e para të tetë zyrtarëve policorë, deri tani ende nuk dihet se ndonjëri ka nevojë të dërgohet për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në Qendrën Klinke Universitare të Kosovës”, tha thënë Mustafa-Hakaj.