Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Xi i dërgon mesazh Trumpit: Armët për Tajvanin rrezikojnë stabilitetin

    Xi i dërgon mesazh Trumpit: Armët për Tajvanin rrezikojnë stabilitetin

    Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, FSK me dron në Liqen të Ulzës

    Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, FSK me dron në Liqen të Ulzës

    Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 30 mijë euro

    Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 30 mijë euro

    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

    Raportohet një rast i mashtrimit në Leposaviq, Policia apelon për kujdes ndaj mashtrimeve

    Spahiu: Deputetët nuk e dinë çfarë votojnë, rregullorja për Listën Serbe është nënshkruar nga vetë ata

    Spahiu: Deputetët nuk e dinë çfarë votojnë, rregullorja për Listën Serbe është nënshkruar nga vetë ata

    Lansohet linja pa pagesë 0800 për Ligjin për të huajt e automjete

    Lansohet linja pa pagesë 0800 për Ligjin për të huajt e automjete

    Sot Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës

    Sot Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës

    MAPL: Krejtësisht të pavërteta akuzat e Listës Serbe, s’ka gërmime në varrezat ortodokse në veri

    Krasniqi reagon pas publikimit të Aktgjykimit të Kushtetueses

    Shaip Kamberi merr mandat të ri në Kuvendin e Serbisë

    Kamberi: Çështja e diskriminimit ndaj shqiptarëve në Serbi, në Kongres

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Themelorja konfirmon aktakuzën për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

16 Maj 2025, 17:30
në Drejtësi, Lajme
“Toka”, 39 vjet burgim e 300 mijë euro gjobë për 16 persona – Syla lirohet nga akuzat
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelorë në Prishtinë, Departamenti Speciale, ka konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) ndaj Muharrem Qerimit dhe Bedri Shabanit për Spiunazh si dhe Qerimi edhe për armëmbajtje pa leje.

“Refuzohen Kundërshtimet e provave dhe kërkesat për hedhje të aktakuzës, të paraqitura nga mbrojtësit e të akuzuarve: Bedri Shabani, av. Besnik Berisha dhe Muharrem Qerimi, av., Betim Shala, të ushtruara kundër aktakuzës së Prokurorisë Specciale të Republikës së Kosovës,…, datë 19.02.2025”, thuhet në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.

Pretendimet e avokatit të Shabanit

Sipas vendimit thuhet se brenda afatit ligjor avokati mbrojtës i Shabanit, Besnik Berisha ka paraqitur kërkesë për hedhje të aktakuzës me arsyetimin se provat e listuara në aktakuzë janë marrë në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas vendimit, thuhet se avokati Berisha pretendon se urdhri i lëshuar nga Gjykata Supreme e Kosovës nuk specifikon ndaj cilëve subjekte lëshohen masat e përgjimit dhe se si i tillë urdhri nuk përmban arsyetim të mjaftueshëm.

Po ashtu, në pretendimet e tij, avokati Berisha ka thënë se sipas vendimit, telefoni dhe pajisja e marrë nga Shabani nuk ka asnjë provë që dëshmon se kanë qenë në pronësi të tij.

Ndërkaq avokati Berisha për masat e lëshuara përmes vendimit të Gjykatës Themelore nuk plotësojnë standardin ligjor dhe atë të dyshimit të bazuar andaj si veprim i tillë i gjykatës është i kundërligjshëm sipas tij.

Ndërkaq përgjigjet e Shabanit të publikuara në media sipas Berishës duhet të shpallen të papranueshme pasi që nuk përmbajnë asnjë element që e lidhin Shabanin me to.

Ndërkaq për pretendimin se Srdjan Rocis e që thuhet të kishte me të komunikime Shabani është pjesë e shërbimit të fshehtë serb, sipas avokatit Berisha, PSRK nuk e ka vërtetuar me asnjë provë të vetme.

Pretendimet e avokatit të Qerimit

Sipas vendimit të Themelores edhe avokati Shala ka paraqitur brenda afatit kërkesën për kundërshtim të provave dhe kërkesës për hedhje të aktakuzës.

Sipas Shalës, me asnjë provë të vetëm PSRK nuk ka dëshmuar se me veprimet e Qerimit është rrezikuar rendi juridik në Kosovë dhe se shumica e provave të siguruara nga Prokuroria kanë qenë publike.

Tutje, sipas Shalës thuhet se provat e bashkangjitura në aktakuzë nuk vërtetojnë gjendjen faktike dhe se nuk plotësohen elementet e veprës penale për të cilën është ngarkuar Qerimi.

Po ashtu, Shala ka pretenduar se udhëtimi i Qerimit për në Serbi për t’u takuar me Srdjan Roci ka qenë për qëllime shëndetësore dhe se kalimi i kufirit nuk përbën vepër penale.

Përgjigjet e Prokurorisë ndaj pretendimeve të mbrojtjes

Prokuroria brenda afati ka dërguar përgjigje në pretendimet e mbrojtësve të akuzuarve lidhur me kërkesën për kundërshtim të provave dhe hedhje të aktakuzës.

Sipas përgjigjes, Prokuroria i ka propozuar gjykatës që të refuzojë këto kundërshtime dhe kërkesat për hedhje të aktakuzës si të pabazuara.

Sipas vlerësimit të gjykatës, bazuar në pretendimet e palëve dhe përgjigje e Prokurorisë ka ardhur në përfundimin se ekziston dyshimi i bazuar mirë se të akuzuarit kanë kryer veprat për të cilën po ngarkohen.

Nisur nga provat e listuara si në aktakuzë, Gjykata ka gjetur se ekziston dyshimi i bazuar mirë se Shabani dhe Qerimi secili veç e veç kanë kryer veprën penale të spiunazhit.

Dhe se sipas gjykatës në këtë fazë është plotësuar standardi i dyshimit të bazuar mirë dhe krejt kjo bazuar në provat e bashkangjitura si në aktakuzë.

Sipas gjykatës në raport me të akuzuarin Shabani nga përgjimet telekomunikimeve me Rosiq i janë dhënë informacione, dokumentacion dhe raporte që kanë të bëjnë me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Informacionet sipas vendimit të gjykatës thuhet se Shabani i ka dhënë Rosiq për eprorët e UÇK-së, na fshatin Mollopolc të Shtimës.

Gjithashtu gjykata ka gjetur se nga ekzaminimi i telefonit të Shabanit i janë gjetur materiale dhe fotografi që ndërlidhin dyshimin e bazuar mirë se Shabani ka kryer veprën penale me të cilën po ngarkohet.

Ndërkaq nga raporti i policisë personi Rosiq nga burime të hapura vërtetohet se është zyrtar i BIA-s serbe.

Në raport me të akuzuarin Qerimi gjykata ka gjetur se kalimin e kufirit e ka bërë për takime me zyrtar të BIA-s serbe dhe se kjo arrihet të vërtetohet përmes dëshmisë së dëshmitarit B6.

Qerimi sipas gjykatës nga provat materiale dhe personale del se ka mbledhur informacione për grupe kriminale, policinë, biznese si dhe informacione tjera për vepra penale që kanë ndodhur në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjithashtu Shabani del të ketë mbajtur shënime për dëshmitarët e mundshëm në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dhe eprorët e UÇK-së, dhe se në mesin e dëshmive të shumta janë edhe numrat e Serbisë dhe komunikimet me zyrtarin e BIA-s, Rosiq.

Sipas gjykatës sa i përket pretendimit të avokatit Berisha për shpallje të papranueshme të provave një pretendim i tillë është i pabazuar pasi që provat del të jenë siguruar përmes mesazheve të fshehta hetimore dhe atë në përputhje me Kodin e Procedurës Penale.

Ndërkaq sa i përket urdhëresës së Gjykatës Supreme, sipas gjykatës e njëjta është lëshuar bazuar në nenin 28 të Ligjit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI) dhe se sipas gjykatës në urdhëresë janë specifikuar arsye të mjaftueshme për lëshimin e të njëjtave.

Të pabazuar gjykata e ka gjetur edhe pretendimin tjetër të avokatit Berisha lidhur me provat e publikuara në media pasi që sipas gjykatës provat e marra nga media janë specifikuar se ku janë publikuar dhe se në këtë fazë të procedurës është e mjaftueshme për ta mbështetur dyshimin e bazuar mirë.

Edhe pretendimi tjetër se nuk ka prova që vërtetojnë se Rociq është pjesë e BIA-së, gjykata e ka gjetur si të pabazuar pasi që nga provat del se ka dyshim të bazuar mirë i njëjti ka qenë pjesë e BIA-s dhe se a do të vërtetohet kjo sipas gjykatës do të vlerësohet gjatë shqyrtimit gjyqësor.

Në fund gjykata ka njohur të drejtën e ankesës në afat prej dhjetë ditësh pasi që vendimi i njëjtë të pranohet nga palët në procedurë.

Seanca e 5 marsit 2025 ishte ndërprerë me kërkesë të të akuzuarit Shabani për afat shtesë për lexim dhe analizim të aktakuzës në mënyrë që më pas të deklarohet lidhur me fajësinë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 19 shkurt 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët i ngarkon se kanë mbledhur dhe dërguar informacione e dokumente tek BIA serbe lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, eprorët e pjesëtarët e saj, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe për ngjarje e objekte specifike, përfshirë edhe një masakër- atë të Reçakut.

Përmes këtyre veprimeve, PSRK thotë se synohej shkaktimi i një konflikti të gjerë ndëretnik në territorin e Republikës së Kosovës, të krijohej një narrativë e pavërtetë që ta ndërlidhë Spitalin Ushtarak të UÇK-së me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” për kinse trafikim organesh dhe të vë në dyshim të vërtetën e masakrës.

Aktakuza ngarkon Shabanin e Qerimin për spiunazh. Kurse, Qerimi akuzohet dhe për armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, në pikën e parë Bedri Shabani akuzohet se nga data e pacaktuar e deri në momentin e arrestimit më 5 qershor 2024, e ka ndihmuar Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë (që njihet si BIA), në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe materialeve që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë eprorët e saj, si dhe me ngjarje dhe objekte specifike të tilla si Spitali Ushtarak i UÇK-së në fshatin Mollopolc të Shtimes dhe masakrën e Reçakut.

Aktakuza thotë se Shabani të dhënat dhe informacionet në fjalë, ua kishte transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-s, Sërgjan Rosiç, përgjegjës për Regjionin e Pançevës, si dhe kolonel Bogoljub Janiçeviç, ish-komandant i Policisë së Serbisë për Regjionin e Ferizajt, gjatës kohës së luftës në Kosovë dhe udhëheqës i operacionit policor-ushtarak në masakrën e Reçakut përmes komunikimeve telefonike, postës elektronike dhe takimeve fizike të zhvilluara në territorin e Serbisë.

Andaj, thuhet se me këto veprime i akuzuari ka rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin juridik kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës, duke e ndihmuar po ashtu BIA-n në krijimin e një narrative të pavërtetë me qëllim që të ndërlidhë Spitalin Ushtarak të UÇK -së të Mollopolcit të Shtimes me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” në Burrel të Shqipërisë, kinse janë bërë trafikime organesh, si dhe të vë në dyshim të vërtetën e masakrës së Reçakut, duke kërkuar nga zyrtari i BIA-s dhe Bogoljub Janiçeviç që të ndërmarrin veprime operacionale të cilat do të shkaktonin një konflikt të gjerë ndëretnik në territorin e Republikës së Kosovës.

Prandaj për këto veprime, Bedri Shabani ngarkohet me veprën penale “Spiunazh” nga neni 124, paragrafi 3 të Kodit Penal.

Kurse, në pikën e dytë të aktakuzës, Muharrem Qerimi akuzohet se nga viti 2012 e në vazhdimësi deri në arrestimin e tij më 5 qershor 2024, e ka ndihmuar Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë (që njihet si BIA), në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe materialeve të ndryshme që kanë të bëjnë me luftën dhe pjestarët e UÇK-së, emrat dhe eprorëve të Policisë së Kosovës, AKI-së, IPK-së, pastaj emrat e dëshmitarëve tashmë të njohur të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në lidhje me veprat penale të krimit të organizuar, korrupsionin, e të cilat informacione ia ka transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-s, Sërgjan Rosiç përgjegjës për Regjionin e Pançevës përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike që ka zhvilluar në territorin e Republikës së Serbisë.

Me këto veprime, i akuzuari Qerimi thuhet se ka rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin juridik kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Prandaj për këto veprime, Qerimi ngarkohet me veprën penale “Spiunazh” nga neni 124, paragrafi 3 të Kodit Penal.

Ndërkaq, në pikën e tretë të aktakuzës thuhet se më 5 qershor 2024 të pandehurit Qerimi gjatë zbatimit të urdhëresës së Gjykatës për urdhër kontroll, i është gjetur në posedim pa autorizim një revole e tipit “Ekol Tuna”, një karikator, gjashtë fishekë, njëzet fishekë të tjerë me mbishkrimin 11/53, si dhe katër karikator të tjerë me shenjën e gjysmëhënës dhe një rrumbullak të cilat janë sekuestruar nga Policia e Kosovës.

Me këto veprime, Qerimi ngarkohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorzuar të armëve” nga nenin 366, paragrafi 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi/

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Xi i dërgon mesazh Trumpit: Armët për Tajvanin rrezikojnë stabilitetin

Xi i dërgon mesazh Trumpit: Armët për Tajvanin rrezikojnë stabilitetin

3 minuta më parë
Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, FSK me dron në Liqen të Ulzës

Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, FSK me dron në Liqen të Ulzës

39 minuta më parë
Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 30 mijë euro

Dogana sekuestron barna të kontrabanduara në Ferizaj, vlera rreth 30 mijë euro

2 orë më parë
Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – viktima ishin gratë

Raportohet një rast i mashtrimit në Leposaviq, Policia apelon për kujdes ndaj mashtrimeve

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH