Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kushtetuesja: Dekreti i Osmanit s’ka efekt juridik, Kuvendi ka 34 ditë për zgjedhjen e presidentit

    Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë

    Tifozat Kuq e Zi shpërthejnë ndaj FSHF-së: Po na heshtin me vetëdije

    Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tërrnje

    Ishte bllokuar nga bora, QKMK njofton se rruga Pejë-Rozhajë është e kalueshme për kamionët

    Kryeministri spanjoll: Qëndrimi për Ukrainën dhe Grenlandën të vlejë edhe për Gazën dhe Libanin

    Kosova dhe Mali i Zi forcojnë partneritetin për çështje rajonale

    Lladrovci paralajmëron Hamzën: Veprime të pa ndryshuara, rrezikon lidershipin e PDK-së

    VV-ja ia jep një drejtori AAK-së në Fushë- Kosovë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

25 Mars 2026, 16:54
në Lajme, RAJON, Sport
Tifozat Kuq e Zi shpërthejnë ndaj FSHF-së: Po na heshtin me vetëdije
Share on FacebookShare on Twitter

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar ashpër ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit, duke e akuzuar për përjashtim të qëllimshëm të tifozëve më të zjarrtë nga stadiumi.

Sipas tyre, biletat nuk po shpërndahen mbi bazën e meritës, por përmes lidhjeve dhe interesave, ndërsa ngrenë dyshime edhe për mënyrën se si agjenci turistike kanë siguruar bileta për ndeshjen në Varshavë.

Ata e lidhin këtë situatë edhe me qëndrimin e tyre kundër organizimit të Euro 2027 me Serbinë, duke e cilësuar si arsye të përjashtimit.

Në fund, theksojnë se mungesa e tyre do të ndikojë drejtpërdrejt në atmosferë, por pavarësisht gjithçkaje, mbështetja për Kombëtaren mbetet e palëkundur.

Postimi pa ndërhyrje i Tifozat Kuq e Zi

Edhe këtë herë, tribunat nuk do jenë si gjithmonë…, jo sepse mungon dashuria për Kombëtaren, por sepse dikush ka vendosur me vetëdije ta heshtë zërin e saj më të zjarrtë. Sepse për Federata Shqiptare e Futbollit, nuk ka rëndësi kush e ndjen fanellën, rëndësi ka kush ka lidhje, kush është “i duhuri”, kush kalon nga dera e pasme. Zemra lihet mënjanë, shpërndahet vendi sipas interesit.

Bileta ka, gjithmonë ka.

Ka për miqtë, për klientët, për turistët…

Madje agjensionet turistike prej javësh kanë nisur ofertat promovuese për Varshavën, me paketë të gatshme që përfshin edhe biletën e ndeshjes.

Atëherë lind një pyetje shumë e thjeshtë:

ku i morën këto bileta?

Pse për ata që e kanë mbajt këtë ekip gjallë, me zë e me shpirt, nuk ka!?

Dhe le ta themi qartë, ky përjashtim nuk është rastësi. Është pasojë e qëndrimit tonë. Sepse ne nuk heshtëm. Sepse ne kundërshtuam hapur organizimin e Euro 2027 me Serbinë. Dhe sot, çmimi i asaj kundërshtie është ky, përjashtimi.

Por po harroni një gjë, stadiumi nuk është thjesht beton e karrige, është zë që shpërthen, është zemër që rreh fort, është zjarr që nuk fiket.

Dhe këtë zjarr nuk mund ta kontrolloni me lista.

Këtë herë, nuk do mungojmë vetëm ne…,

do mungojë atmosfera, do mungojë pesha e çdo brohoritjeje, do mungojë ajo ndjenjë që e bën Kombëtaren më shumë se një ekip. Dhe kur të bjerë ajo heshtje e ftohtë në tribunë, kur kënga të shuhet aty ku dikur digjej zjarr, atëherë do ta kuptoni:

më shumë do të ndihet mungesa jonë, sesa do të vërehet prania juaj. Sepse ne nuk jemi dekor, sepse ne jemi zëri dhe zemra e kësaj Kombëtare. Dhe pa ne, ai stadium është thjesht beton.

Kombëtares i urojmë fitore, sepse fanella është mbi gjithçka, dhe kjo largësi nuk është zgjedhje… është “zgjidhja” e FSHF-së.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Kushtetuesja: Dekreti i Osmanit s’ka efekt juridik, Kuvendi ka 34 ditë për zgjedhjen e presidentit

Kushtetuesja: Dekreti i Osmanit s’ka efekt juridik, Kuvendi ka 34 ditë për zgjedhjen e presidentit

23 minuta më parë
Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë

Zhbllokohet për kamionë rruga Pejë–Rozhajë

41 minuta më parë
Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tërrnje

Haxhiu bëri homazhe në memorialin e martirëve në fshatin Tërrnje

1 orë më parë
Ishte bllokuar nga bora, QKMK njofton se rruga Pejë-Rozhajë është e kalueshme për kamionët

Ishte bllokuar nga bora, QKMK njofton se rruga Pejë-Rozhajë është e kalueshme për kamionët

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH