Tifozët maqedonas kanë sulmuar fizikisht volejbollistët e Shkëndijës së Tetovës në ndeshjen ndaj Borecit në Veles të Maqedonisë së Veriut.
Skuadra shqiptare pësoi humbje me rezultat 2 me 3 në sete dhe me të përfunduar ndeshja, lojtarët u sulmuan fizikisht në palestër.
Në njoftimin e lëshuar në faqen zyrtare, klubi shqiptar bënë të ditur se janë sulmuar nga tifozët dhe më pas lojtarët dhe stafi teknik janë thirrur në pyetje në zyrat e SPB Vele.