Qyteti i Beratit është sugjerimi që prestigjozja amerikane ‘Time’ iu bën turistëve.
Në një artikull kushtuar qytetit të një mbi një dritareve, revista Time shkruan se Berati është një ndër vendet që duhet vizituar patjetër kete vit.
Nder te tjera ne artikull thuhet se bukuria e lagjeve të gurta, arkitektura, ushqimi, natyra e sidomos historia e këtij qyteti magjik nxirren në pah në artikull.
Revista amerikane ‘Time’ përpos bukurisë së qytetit, përmend në artikull dhe historinë që mbart në vetvete qyteti.
“Ky vit, shënon 80 vjetorin e mbërritjes së forcave gjermane në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe të popullit të Beratit që mbrojti shumë prej hebrenjve të vendit që kërkuan strehim – duke ilustruar parimin e kodit shqiptar të Besës, i cili thotë se shtëpia është para së gjithash, për mysafirët dhe Zotin”, thuhet në artikull.