Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, të martën në emisionin “Info Nata”, në Tëvë1, ka folur për veprimet e qeverisë aktuale të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut.
Totaj, ka deklaruar se kryeministri Kurti vepron në mënyrë të njëanshme, madje këto veprime i ka krahasuar me veprimet e Slobodan Millosheviqit dikur.
Ndërsa, lidhur me këtë deklaratë të Totaj, të mërkurën, ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi.
Abrashi, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur të tmerrshëm këtë krahasim dhe sipas tij ky është pozicioni aktual i PDK-së, për zhvillimet në veri të Kosovës.
“Ky është pozicioni i PDK-së sot, shtrirja e rendit, kushtetushmëria, ligjshmëri, ndërtimi i shtëpive në veri, hapja e bizneseve, luftimi i bandave kriminale qenka qasje si ajo e Millosheviqit. Kjo është e tmerrshme”, ka shkruar Abrash