5 personat e arrestuar në Shqipëri për trafik armësh nga Kosova janë lënë sot në masë sigurie “arrest në burg” nga Gjykata e Tiranës.
Në qeli u lanë Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleu Mucalliu dhe Tonin Shkami, të cilët akuzohen se janë pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të armëve.
Gjatë seancës ata kanë pretenduar që nuk janë përfshirë në trafikun e armëve dhe nuk kanë pasur dijeni për aktivitetin e Valter Osmanit. Nëpërmjet avokatëve pretenduan se e vetmja akuzë qe mund te qëndroj në këtë rast është ajo e prodhimit dhe shitjes së armëve.a2cnn.