Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se më 31 mars dhe 1 prill linja e autobusëve 1A, që lidh Aeroportin me Stacionin e Autobusëve, do të ketë nisje çdo orë nga ora 06:00 deri në 24:00.
Ky ndryshim vjen për shkak të rritjes së kërkesës gjatë ndeshjes Kosovë – Turqi.
“Në përputhje me rritjen e fluksit të udhëtarëve gjatë zhvillimit të ndeshjes Kosovë – Turqi, në bashkëpunim me Trafikun Urban, më 31 mars dhe 1 prill do të shtohen nisjet e linjës 1A në drejtim Aeroport – Prishtinë dhe anasjelltas”, bëhet e ditur nga Komuna.
Qytetarët këshillohen të planifikojnë udhëtimet me kohë për të shmangur vonesat dhe për të përfituar nga shtimi i nisjeve


























