Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vdekjes tragjike të tre qytetarëve të Kosovës në natën e mbrëmshme, përcjell KosovaPost.
Haradinaj ka kërkuar nga policia e Kosovës që të zbardhen rrethanat e rastit.
“Humbja e jetës së tre qytetarëve në Liqenin e Badocit është një lajm i trishtë. Kërkojmë që Policia të zbardhë rrethanat e këtij rasti. Ndajmë dhembjen me familjet që humbën të dashurit e tyre. Zoti i forcoftë në këto momente shumë të vështira për ta”, tha Haradinaj.
Dyshohet se vdekja e tre personave dyshohet se erdhi pasi vetura me të cilin po udhëtonin ra në Liqenin e Badocit.
Ende nuk dihen rrethanat se si ka ardhur deri tek kjo ngjarje tragjike.