Pas disa ditë kërkimesh, është gjetur edhe trupi i pajetë i 39-vjeçares Alma Arrazi në ujërat e lumit Buna. Po këtë të martë, u gjet edhe trupi i djalit të mitur, 3 vjeç.
“Këto janë informacionet që sapo i kemi marrë. Më herët, është gjetur edhe trupi i pajetë i djalit të mitur. Tashmë mbyllet edhe kërkimi i trupave të pajetë të familjes Arrazi”, raportoi ndër të tjera gazetari i ABC News, Simon Shkreli.
Ndërkaq Gjykata e Shkodrës caktoi masën e sigurisë arrest me burg pa afat për Ergys Arrazin, bashkëshortin e Alma Arrazit dhe babai të tre fëmijëve.
Dyshohet se 31-vjeçari ka nxitur vetëvrasjen e tyre, duke u hedhur në ujërat e lumit Buna