Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë.
Aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti dhe autobusi, konfirmon zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi.
“Me datë 25.12.2024 rreth orës 13:30 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë një automjet dhe një autobus, si pasojë e këtij aksidenti nga njësitë policore raportohet për 3 persona të cilët kanë pësuar lëndime trupore”, konfirmon Rexhepi.
Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë kompetente policore për trajtim të rastit sipas procedurave përkatëse./rtk