Ende nuk është caktuar ndonjë datë rreth bisedimeve mes Donald Trumpit dhe presidentit i Rusisë, Vladimir Putin, ndërsa rrethi i ngushtë i këshilltarëve të presidentit amerikan e këshillon atë që të mos flasë me diktatorin rus pa një zotim të qartë për armëpushim të plotë.
Zyrtarët e administratës kanë paralajmëruar se Trump mund të vendosë papritur të flasë me Putinin, por kanë thënë se atij i është dhënë këshilla se një telefonatë nuk është ide e mirë, përveç nëse Putini nuk i thotë Shtëpisë së Bardhë se pranon një armëpushim të plotë në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.
Trump deklaroi për mediat amerikane se planifikon të flasë me Putinin këtë javë, duke shtuar se është “shumë i zemëruar” me të, sepse Putini ka thënë që duhet të tërhiqet presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, raporton nbcnews.
Negociatori rus, Kirill Dmitriev u takua mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë me zyrtarë të administratës dhe ligjvënës republikanë, sipas burimeve të tre zyrtarëve amerikanë të njohur me takimet.
Dmitriev u takua mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë me senatorin republikan, Lindsey Graham nga Karolina e Jugut dhe Markwayne Mullin nga Oklahoma.
Thuhet se ata diskutuan për kushtet e përfundimit të luftës në Ukrainë dhe kërkesat e Putinit për armëpushim të menjëhershëm.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022.