Lufta e Iranit, sipas presidentit të SHBA-së Donald Trump nuk merr fund këtë javë. Trump iu përgjigj me “Jo” pyetjes së drejtuar në një konferencë shtypi, nëse lufta mbaron këtë javë.
Në ditën e dhjetë të sulmeve nga ajri të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit, presidenti i SHBA-së Donald Trump për herë të parë la të kuptohet një fund të mundshëm të luftës. Në një konferencë shtypi (09.03.2026) presidenti i SHBA-së deklaroi, se lufta mund të marrë fund “shumë shpejt”, por jo këtë javë. Trump nuk përmendi një datë konkrete. Rreziku më i madh në luftë ka kaluar tashmë prej tri ditësh, tha më tej Trump, pa e shpjeguar këtë më tej.
Dobësimi i kapaciteteve luftarake të Iranit
Trump nuk u shpreh nëse dhe kur mund t’i ndalin sulmet nga ajri SHBA dhe Izraeli ndaj Republikës Islamike. Sipas të dhënave të Trump-it, SHBA po i kundërvihen tani prodhimit të dronëve në Iran. Ngritjet e dronëve janë pakësuar me rreth 83 përqind, tha ai, duke folur edhe për 50 anije lufte të shkatërruara iraniane. Kemi avancuar mjaft nga plani fillestar kohor, tha Trump.
Ushtria e SHBA-së që nga fillimi i sulmeve kundër Iranit më 28 shkurt ka goditur mbi 5.000 objektiva iraniane dhe ka shkatërruar ose dëmtuar 50 anije iraniane, vuri në dukje Komanda Rajonale e SHBA-së. Presidenti i SHBA-së deklaroi, se janë mbytur rreth 50 anije iraniane dhe janë pakësuar me 90 përqind kapacitetet e raketave të Iranit.


























