Trump: Nuk ka pothuajse më asnjë objektiv për t`u sulmuar

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në një konferencë për media ka shprehur pakënaqësinë e këtij subjekti politik pas bllokadës së krijuar politike për procesin e zgjedhjes së presidenti të ri.

 

“LVV nuk është gjendje ta bëjë shtetin funksional sepse është e pangopshme dhe dëshiron ta merr edhe këtë institucion, Presidencën e Kosovës. Ata na sjellën në një situatë që ditën e fundit mezi e ditëm kush është kandidati, na u imponua një betejë tjetër në Gjykatën Kushtetuese në mungesë të përgjegjësisë totale politike, institucionale, shtetërore dhe historike”, tha ai.

Ai tha se ky është viti i dytë pa institucione të qëndrueshme dhe se si fitues i zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është autori i bllokadës.

“Për AAK-në vendi ynë Republika e Kosovës është në situatën më të rëndë në post pavarësi. Kosova sot është në bllokadë ndërsa qeveria është jonfunksionale, shteti është jonfunksional. Ekonomia është buzë kolapsit. Çmimet e konsumit për qytetarë dhe për familjet kanë ardhur në atë stad që janë të papërballueshme për jetesë”, ka thënë Tahiri.

Ndërkaq deputeti nga AAK, Bekë Berisha foli për situatën në kampet e Policisë së Kosovës, duke veçuar Mitrovicën, duke thënë se janë në gjendje të mjerueshme.

 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish