Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka lavdëruar naftën e prodhuar në Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar atë si “më të mirën dhe më të ëmbël” në botë.
Në një postim në rrjetin social Truth, Trump theksoi cilësinë e lartë të naftës amerikane, duke nënvizuar avantazhet që ajo ka në tregjet ndërkombëtare, si përpunimi më i lehtë dhe efikasiteti më i madh krahasuar me lloje të tjera të naftës, transmeton Klankosova.tv.


























