Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, falënderoi myslimanët amerikanë që i dhanë mbështetje gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, teksa priti iftarin e parë të Ramazanit në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të tij të dytë.
“Ndërsa nderojmë muajin e shenjtë islam të Ramazanit, më lejoni të filloj duke iu drejtuar miqve tanë myslimanë. Kemi shumë sonte, dhe mendoj se kemi shumë në të gjithë botën bazuar në rezultatet në Michigan dhe vende të tjera. Thjesht dua të përshëndes të gjithë ata që na mbështetën kaq fuqishëm”, tha ai në Dhomën e Darkave Shtetërore.
Ai tha se po mban premtimet ndaj komunitetit mysliman. “Administrata ime është e angazhuar në diplomaci të pandërprerë për të krijuar paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, duke u bazuar në Marrëveshjet Abrahamike, për të cilat të gjithë thanë se do të ishin të pamundura, dhe tani do të fillojmë t’i plotësojmë ato”, shtoi ai.
Trump iu referua serisë së marrëveshjeve të arritura gjatë mandatit të tij të parë që normalizuan marrëdhëniet midis Izraelit dhe disa vendeve me shumicë myslimane.