Presidenti amerikan Donald Trump shtroi një darkë iftari në Shtëpinë e Bardhë, ku falënderoi myslimanët në Amerikë që votuan për të në numër rekord në zgjedhjet e fundit.
“Dua të shpreh një falënderim shumë të veçantë për qindra mijëra muslimanë amerikanë që na mbështetën në numër rekord në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Ishte e pabesueshme. Ne filluam pak ngadalë me ju, por arritëm”, tha Trump. “Komuniteti mysliman ishte aty për ne në nëntor dhe ndërsa unë jam president, do të jem aty për ju”, shtoi ai.
Ai tha se administrata e tij po i mban premtimet e saj ndaj komunitetit mysliman, duke sjellë paqe në Lindjen e Mesme.
“Ne po i mbajmë premtimet tona ndaj komunitetit mysliman. Administrata ime është e angazhuar në diplomaci të pamëshirshme për të krijuar paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, duke u mbështetur në Marrëveshjet historike të Abrahamit, për të cilat të gjithë thanë se do të ishte e pamundur. Dhe tani ne do të fillojmë t’i plotësojmë ato”, tha Trump./rtk