Kandidati republikan për president, Donald Trump, u ka thënë mbështetësve të tij në Karolinën e Veriut se SHBA-ja është një vend i pushtuar por që shumë shpejtë nuk do të jetë më.
Gjatë një tubimi në këtë shtet, ish-presidenti amerikan ka deklaruar se 5 nëntori do të jetë dita e çlirimit të Amerikës, raporton BBC.
“SHBA-ja është tani një vend i pushtuar, por së shpejti nuk do të jetë më”, është shprehur Trumpi.
Ish-presidenti i ka thënë turmës se po planifikonte një agjendë me shumë mitingje gjatë dy ditëve të fundit të fushatës, me tri të planifikuara për të dielën dhe katër për të hënën.
Sipas planit të tij të fushatës, Trumpi të dielën do të mbajë tubime në Pensilvani, Karolinën e Veriut dhe Gjeorgjia.
Ndërkohë, kandidatja demokrate, Kamala Harris e mbylli ditën e shtunë duke u shfaqur në “Saturday Night Live” dhe duke marrë pjesë në një skeç komedie live së bashku me komedianin dhe aktorin Maya Rudolph.
Më shumë se 75 milionë njerëz kanë hedhur tashmë votën e tyre, por të dyja fushatat janë ende duke bërë përpjekje për të fituar mbështetjen e votuesve të pavendosur.