Misioni i NATO-s, KFOR ka bërë të ditur se dje trupat italiane nga rezervat e saj kanë përfunduar dislokimin e tyre në Kosovë, transmeton KosovaPost.
Ato do të zëvendësojnë rezervat që largohen në Greqi dhe Bullgari.
“Njësia përbëhet nga regjimenti i 5-të i këmbësorisë i Brigadës AOSTA, dhe nga personeli shtesë i Karabinierisë italiane. Batalioni do të vendoset në Camp Villaggio Italia për disa muaj. Ai do të kryejë një sërë aktivitetesh, duke përfshirë patrullimet, dhe do të përdoret në përgjigje të çdo zhvillimi përkatës të situatës së sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR-i ka ripërsëritur edhe një herë se mbetet i përgatitur mirë për të trajtuar çdo skenar të sigurisë.