Sëmundjet e veshkave në Shqipëri kanë pësuar një rritje progresive në vitet e fundit.
Sipas të dhënave të Shërbimit të Nefrologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, 1 në 10 shqiptarë vuajnë nga sëmundjet e veshkave.
Në shumë raste, pacientë të caktuar ndjekin trajtime mjekësore në klinika a spitale por krahas tyre edhe terapi të mjekësisë popullore që përfshijnë kryesisht barishte, zhardhokë apo edhe erëza.
Një ndër erëzat më të mira për shëndetin e veshkave e kundër sëmundjeve që i dëmtojnë ato, është turmeriku.
Turmeriku, Erëza Që Ndihmon Kundër Sëmundjeve të Veshkave
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kjo erëz ndihmon shumë në lehtësimin e simptomave për pacientët që vuajnë nga këto sëmundje.
Kjo mirësi e turmerikut i atribuohet kurkuminës, një përbërës aktiv që ngadalëson progresin e sëmundjeve kronike dhe parandalon probleme me veshkat.
Kurkumina konsiderohet si antioksidant dhe anti-inflamator.
Kurkumina i jep turmerikut edhe ngjyrën karakteristike.


























