Turqia është kualifikuar në çerekfinale të Euro 2024 pas një fitoreje dramatike kundër Austrisë me rezultat 1:2.
Goli i parë u shënua qysh në minutën e parë të ndeshjes, ku Demiral realizoi nga këndi, e që ishte edhe një nga golat më interesant në këtë Kampionat Evropian.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Turqisë të krijuar në minutën e parë, kurse Demiral shënoi edhe një herë në minutën e 59-të të takimit..
Kurse, Austria e ngushtoi epërsinë në minutën e 66-të me anë të Gregoritschit.

























