Tifozët e klubit të madh turk, Fenerbahce, sonte shfaqën atmosferë për mbamendje në përballje me Partizanin e Beogradit në kuadër të Euroleague në basketboll.
Bukuria e kësaj ndeshje padyshim është paraqitja e flamurit të Republikës së Kosovës në tribuna dhe para mijëra tifozëve.
Kjo i ka elektrizuar keq serbët madje media serbe “Kurir” ka shkruar me siklet se ky është një provokim.
“Tifozët turq shpalosën flamurin e një shteti të rremë gjatë ndeshjes me Partizanin!
Atmosfera në sallë është e nxehtë, dhe tifozët e Fenerbahçes nuk ndalen me provokimet.
Pasi shfaqën një banderolë ofenduese, në tribuna u shfaq edhe flamuri i Kosovës”, shkarravit media serbe.


























