Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Mbrojtja: ZPS pretendon se të akuzuarit nuk kishin për synim çlirimin e Kosovës, por pushtetin

    Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, në rend dite formimi i komisioneve

    Osmani apo një pjesëtar i familjes Jashari për president? – Deklarohet Murati

    Kurti vjen me një mesazh për komunitetin serb: Le të ecim së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë

    Shtatë vendimet e para të qeverisë “Kurti 3”

    Lista Serbe dorëzohet, pranon integrimin e Arsimit dhe Shëndetësisë në institucionet e Kosovës

    Ambasada e Italisë uron Albulena Haxhiun dhe Albin Kurtin

    Kurti: Nesër nisin diskutimet me partitë politike për çështjen e presidentit

    Plenkoviq uron Kurtin për mandatin e ri: Kroacia mbështet fuqishëm rrugën evropiane të Kosovës

    Kush do ta marrë rrogën e 13-të, sqaron Murati

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

U dëbuan nga vendet e BE-së, u rishfaqën në Serbi – këta janë diplomatët rusë që “kanë gjetur shtëpi” në Beograd

13 Mars 2023, 13:18
në RAJON
U dëbuan nga vendet e BE-së, u rishfaqën në Serbi – këta janë diplomatët rusë që “kanë gjetur shtëpi” në Beograd
Share on FacebookShare on Twitter

Në muajt pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, vitin e kaluar, qindra diplomatë rusë u dëbuan nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Disa nga ta përmendën dyshimet për spiunim si arsye për dëbimin e emisarëve.

Së paku tre prej tyre u rishfaqën më pas si diplomatë të akredituar në Serbi – dy prej të cilëve kanë lidhje me inteligjencën ruse, tregon një hulumtim disamujor i Radios Evropa e Lirë.

Diplomati i tretë, që aktualisht gjendet në Ambasadën ruse në Beograd, e la postin e tij në Ambasadën ruse në Helsinki dy muaj pasi Finlanda njoftoi për dëbimin e diplomatëve rusë, në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, që nisi më 24 shkurt të vitit 2022.

Rusia e rriti praninë e saj diplomatike në Serbi, pas një vale të dëbimeve të diplomatëve nga BE-ja, vitin e kaluar.

Në Serbi tani gjenden 62 diplomatë të akredituar, në krahasim me 54 sa ishin në mars të vitit 2022, tregon një analizë e listave diplomatike, që mbahet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë.

Ndryshe nga shumica e vendeve evropiane, Serbia nuk i vendosi sanksione Moskës, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin e Ukrainës.

Serbia aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por Qeveria e presidentit Aleksandar Vuçiq përpiqet të mbajë edhe lidhje të ngushta me Rusinë, e cila e mbështet Beogradin në mosmarrëveshje të shumta me Perëndimin.

Rusia është ndër vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe mbështet përpjekjet e Serbisë për ta bllokuar anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Tani, së paku një diplomat i dëbuar rus, i lidhur me një njësi të Shërbimit Federal rus të Sigurisë (FSB) – që akuzohet për sulme kibernetike kundër sektorit energjetik të SHBA-së – është vendosur në Beograd, ashtu si edhe një tjetër i lidhur me Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, tregon hulumtimi i REL-it.

Nga hakerë në diplomatë

Më 11 prill të vitit 2022, Kroacia njoftoi se do të dëbojë 18 diplomatë rusë dhe gjashtë punonjës mbështetës nga Ambasada ruse në Zagreb, duke përmendur si arsye “agresionin brutal të Rusisë kundër Ukrainës”.

Në mesin e diplomatëve të dëbuar nga Kroacia ishte Aleksei Ivanenko, i cili shërbeu si sekretar i dytë i Ambasadës ruse, tregon një listë e zyrtarëve të dëbuar që Radio Evropa e Lirë shkruan se e siguroi nga një burim në qarqet diplomatike evropiane.

Në kohën kur u dëbua, Ivanenko kishte shërbyer më shumë se dy vjet në misionin diplomatik rus në Zagreb, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Jashtme kroate.

Brenda gjashtë muajsh, Ivanenko, 38 vjeç, mori postin e ri në Beograd, sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme serbe.
Pas zhvendosjes në Serbi, së bashku me gruan e tij, Yekaterina, ai u promovua si sekretar i parë i ambasadës në Beograd.

Reklama

Sipas disa të dhënave të rrjedhura nga Qeveria ruse, të rishikuara nga REL-i, Ivanenko – rreth një dekadë përpara dëbimit të tij nga Kroacia – punonte në një sektor tjetër të shtetit rus.

Sipas këtyre të dhënave të rrjedhura, Ivanenko punonte si “inxhinier” për Njësinë Ushtarake 71330 – një emër tjetër ky për Qendrën 16 të FSB-së ruse.

Lidhja e Njësisë Ushtarake 71330 me FSB-në konfirmohet nga burime të hapura, që përfshijnë vendime të gjykatave ruse.

Rreth dy javë përpara se Kroacia të shpallte dëbimin e 18 diplomatëve rusë, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, autoritetet amerikane zbuluan paditë e tre oficerëve të inteligjencës ruse, që punonin për Qendrën 16, të akuzuar për hakimin e kompanive bërthamore amerikane dhe të tjerave për gati gjashtë vjet.

Katër muaj pasi Ivanenko dhe diplomatë të tjerë rusë u dëbuan nga Zagrebi, Komanda Kibernetike e SHBA-së dërgoi punonjës në Kroaci “për të gjurmuar aktivitetet keqdashëse kibernetike në rrjetet partnere”.

Gruaja e Ivanenkos, Yekaterina, ishte violiste profesioniste në Teatrin Bolshoi në Moskë.

Në vitin 2015, një shoqe e Yekaterina Ivanenkos postoi një fotografi të saj, të një vajze të re dhe të një burri, duke i përqafuar ata në një qendër kulturore ruse në Nju Delhi.

Spiuni/diplomati rus, Aleksei Ivanenko, me gruan e tij Yekaterina dhe vajzën. Indi, 2015.
Softueri i njohjes së fytyrës tregon se burri në atë fotografi është – me shumë gjasa – i njëjti burrë i fotografuar në janar në një festë fetare ortodokse në Serbi, së bashku me një diplomat nga Ambasada ruse.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Mbrojtja: ZPS pretendon se të akuzuarit nuk kishin për synim çlirimin e Kosovës, por pushtetin

Mbrojtja: ZPS pretendon se të akuzuarit nuk kishin për synim çlirimin e Kosovës, por pushtetin

26 minuta më parë
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, në rend dite formimi i komisioneve

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, në rend dite formimi i komisioneve

1 orë më parë
Osmani apo një pjesëtar i familjes Jashari për president? – Deklarohet Murati

Osmani apo një pjesëtar i familjes Jashari për president? – Deklarohet Murati

2 orë më parë
Kurti vjen me një mesazh për komunitetin serb: Le të ecim së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë

Shtatë vendimet e para të qeverisë “Kurti 3”

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH