Përfaqësuesit ukrainas dhe ata të Rusisë, kanë përfunduar raundin e dytë të negociatave, të cilat po zhvillohen në Abu Dhabi të Emirtave të Bashkuara Arabe, me ndërmjetësimin e SHBA-së.
Bisedimet përfunduan me arritjen e një marrëveshje për këmbimin e 314 robërve të luftës, duke shënuar herën e parë që Ukraina dhe Rusia arritën një marrëveshje të tillë që nga tetori i 2025-së.
Njëkohësisht, është njoftuar se, në bazë të marrëveshjes të tetorit, dy palët, sot këmbyen 157 ushtarë që ishin zënë rob nga armiku.
Pas takimit, përfaqësuesit amerikanë thanë se gjatë takimit të sotëm, është shënuar përparim por se shumë punë ende mbetet për të arritur rezultate që do të sjellin deri te fundi i luftës.
Ndërkohë, negociatori rus, Kiril Dimitriev gjithashtu tha se ka përparime por kritikoi vendet evropiane të cilat, sipas tij, po tentojnë të pengojnë procesin.
Bisedimet e sotme, janë vazhdimësi e negociatave të filluara muajin e kaluar por, raundi i parë i bisedimeve përfundoi pa ndonjë rezultat të dukshëm. Sipas diplomatëve, edhe pse Kievi dhe Moska po arrijnë marrëveshje rreth çështjeve të vogla, çështjet më të rëndësishme, si kërkesat ruse për koncesione territoriale, mbesin./rtk


























