Forcat ukrainase kanë lansuar një valë të sulmeve ajrore, me fluturake pa pilot, kundër caqeve të infrastrukturës në Rusi.
Edhe pse Moska zyrtare tha se mbrojtja ajrore ka arritur të rrëzoi të gjithë fluturakët, është raportuar se disa prej tyre goditën caqet duke shkaktuar dëme në stacione elektrike dhe impiante të naftës dhe gazit natyror në pjesë të ndryshme të Rusisë, përfshirë edhe në afërsinë e Moskës.
Njëkohësisht, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky edhe një herë kërkoi nga aleatët perëndimor që të largojnë kufizimet për përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi brenda territorit rus, duke thënë se kjo është e vetmja mënyrë për të ndaluar bombardimet ditore të trupave dhe caqeve civile në Ukrainë.
Njëkohësisht vijnë njoftime për luftime të ashpra në rajonin rus të Kurskut, ku forcat ukrainase vazhdojnë të mbajnë territor dhe të shënojnë përparime, megjithatë më të vogla se në ditët e para të ofensivës.
Luftime të ashpra po raportohen edhe në rrethinat e Pokrovskut në Ukrainë, i cili duket të jetë njëri prej caqeve kryesore të sulmeve ruse përgjatë vijës së frontit.