Forcat ajrore të Ukrainës thanë të hënën se kanë rrëzuar 47 nga 72 dronë të lëshuar nga Rusia në të gjithë vendin, ndërsa 25 të tjerë nuk arritën objektivat.
Në një deklaratë për Telegram, thuhet se ushtria zmbrapsi sulmet në nëntë rajone, duke përfshirë rajonin e Kievit, që rrethon kryeqytetin e Ukrainës, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Sipas forcave ajrore, subjekte private dhe shtëpi të paidentifikuara u dëmtuan në rajonin e Kievit dhe rajonin perëndimor të Khmelnytskyit.