Perëndimi nuk duhet të ulë ritmet e furnizimit të Ukrainës me armë dhe para, nëse do që Kievi të arrijë sukses në luftën kundër Rusisë. Kështu u shpreh presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen gjatë fjalës së saj në Forumin Botëror Ekonomik që po mbahet në Davos të Zvicrës.
“Ukraina mund të triumfojë në këtë luftë por ne duhet të vijojmë të fuqizojmë rezistencën e tyre. Ukrainasit kanë nevojë për financime të parashikueshme përgjatë 2024-ës dhe përtej tij. Kanë nevojë për furnizim të mjaftueshëm me armë për të mbrojtur Ukrainën dhe për të rimarrë nën kontroll territorin që iu përket me të drejtë”, u shpreh ajo.
Në Forumin ekonomik të Davosit ka shkuar edhe presidenti ukrainas Volodimir Zelensky, i cili është takuar me Von der Leyen, por edhe me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në një postim në platformën X, Zelensky bëri të ditur se e kishte falënderuar Stolteberg për mbështetjen si dhe që me të kishin diskutuar situatën në vijën e frontit./rtsh