Komandanti në largim i KFOR-it, Ozkan Ulutash, është pritur në takim lamtumirës nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Ulutashi e falënderoi Maqedoncin për bashkëpunimin dhe shkëmbimet e rregullta që i kanë bërë gjatë mandatit të tij.
“Gjeneralmajor Ulutash ripohoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me KFOR-in dhe Komunitetin Ndërkombëtar për të ndërtuar siguri të qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për të nxitur stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim, transmeton KosovaPost.
Ndërsa, Maqedonci e ka falënderuar Ulutashin për angazhimin, duke thënë se Kosova është falënderuese ndaj NATO-s.