Universiteti i Prishtinës për vitin akademik 2023/2024 do të mbështesë financiarisht studentët me aftësi të kufizuara që studiojnë në Universitetin e Prishtinës.
Këshilli Drejtues i UP-së ndan buxhet për mbështetje financiare për studentët me aftësi të kufizuara që studiojnë në UP ne shumën prej tridhjetë mijë euro, ndërsa shuma e ndarë për çdo student do të jetë deri në katërqind e pesëdhjetë euro, thuhet në njoftim.