Ushtarët letonezë nga Komanda Rajonale e KFOR-it të udhëhequr nga NATO (RC-E) po zhvillojnë patrulla të rregullta në veri të Kosovës dhe përgjatë Vijës Kufitare Administrative (ABL), transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit zyrtar, patrullimet kryhen në mënyrë të paanshme dhe të vazhdueshme, duke synuar rritjen e ndërgjegjësimit situativ dhe mbështetjen e stabilitetit në zonë.
“Në këtë mënyrë, ata kontribuojnë në sigurimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë”, thekson njoftimi i KFOR-it.
Patrullimet e tilla konsiderohen thelbësore për të ruajtur një prani të dukshme ushtarake dhe për të mbështetur sigurinë përgjatë fushës së përgjegjësisë së RC-E.


























