Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj katër personave.
I arrestuari me nënshtetësi gjermane me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull me nënshtetësi Gjermane pasi që i njëjti dyshohet se në në vazhdimësi ushtron dhunë kundër dy viktimave meshkuj kosovarë dhe dy viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në Raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.