Garuesi nga Kosova, Valdet Kaçandolli, sapo ka arritur në Buzet të Kroacisë për të marrë pjesë në raundin e 10 të kampionatit evropian të garave malore, përcjell Kosova Post.
Kjo është gara e fundit e këtij sezoni, që për garuesin tonë ka qenë mjaft i ngjeshur. Kaçandolli është garuesi i parë nga Kosova që e ka ndjekur “ëndrrën evropiane” duke marrë pjesë në secilën garë të mbajtur nga Federata Ndërkombëtare e Autosportit.
“Ndihem shumë i emocionuar për arritjet që i kam patur në këtë sezon. Jam i katërti në grupin tim. Nuk është rezultati më i mirë i mundshëm, por është një eksperiencë e jashtëzakonshme që do të më ndihmojë të përmirësohem në sezonet e ardhshëm.
Në garën në Buzet, shpresoj të jap maksimumin dhe ta përmbylli në mënyrën më të mirë këtë sezon.”