Real Madridi nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim në udhëtim tek Rayo Vallecano.
Vallecano dhe ‘Los Blancos’ luajtën baras 3-3, të shtunën në kuadër të La Ligës.
Dueli ndërmjet këtyre dy skuadrave, ka dhënë një lojë tejet interesante, më raste të shumta dhe gjashtë gola të shënuara.
Lopez (4’) kalojë skuadrën nikoqire në epërsi prej 1-0, derisa Mumin (36’), dyfishojë avantazhin e Vallecanos në 2-0.
Megjithatë, të besuarit e Carlo Ancelottit nuk u dorëzuan dhe brenda pesë gjashtë minutave përmes Valverde dhe Bellingham barazuan rezultatin në 2-2.
Reali gjeti edhe golin e epërsisë më anë të Rodrygo (56’), derisa Palazon (64’), ia siguroi një pikë Vallecanos.