Zëvendëspresidenti i ShBA-së, JD Vance dhe gruaja e tij Usha po vizitojnë bazën hapësinore të ShBA-së Pituffik në bregun veriperëndimor të Grenlandës, raporton BBC..
Udhëtimi është zvogëluar nga planet fillestare për të vizituar ishullin më gjerësisht, pas një grindjeje me qeveritë e Grenlandës dhe Danimarkës për mungesë ftese.
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar vazhdimisht se do të marrë nën kontroll territorin gjysmë autonom danez.
Të dy qeveritë e Groenlandës dhe Danimarkës i kanë refuzuar thirrjet dhe një sondazh i opinionit nga janari sugjeron se shumica dërrmuese e Grenlandezëve janë gjithashtu kundër kësaj ideje./kk